Izraeli ndaloi dhe trajtoi ashpër aktivistët, mes tyre shqiptarin, reagon Ministria e Jashtme: Jemi në kontakt me Ambasadën për të kthyer në atdhe Baki Goxhajn Me temperaturat ekstreme të larta, këtë të nxehtë përvëlues rreth 32 mijë nxënës të klasave të nënta zhvilluan provimin e fundit të lirimit atë të gjuhës së huaj.
“Ishte i lehtë. Matematika ishte më i vështirë. Tani gati për gjimnaz”, shprehet njëri prej nxënësve.
Për herë të parë ishte ky brez që zhvilloi provimet e lirimit në kohë pandemie, pasi vjet ato u anuluan ndikuar nga situata.
Me masa anticovid ata filluan provimin në orën 10 dhe e përfunduan në 12:30. Provimi i parë i lirimit ishte gjuha shqipe dhe letërsia në 16 qershor, ndërsa më pas u testuan në matematikë në 21 qershor dhe e mbyllën sezonin e provimeve me gjuhën e huaj, lëndën ku maturantët u testuan të parët. Ndryshe nga gjimnazistët që kishin 4 provime mature, nxënësit e klasave të nënta u testuan vetëm në 3, pasi nuk zhvilluan provimin e lëndës me zgjedhje.
Korrigjimi i testeve ka nisur, ndërkohë që rezultatet e tyre, sipas rregullores duhet të publikohen brenda 15 ditëve nga data e zhvillimit të provimeve. E në këtë mënyrë, notat nxënësit e klasave të nënta do ti mësojnë gjatë muajit korrik, ndërkohë që për ta nisën më në fund pushimet verore.
Top Channel