Informatori i Wikileaks thotë se pas ‘vetëvrasjes’ së John McAfee … radhën e ka Julian Assange (fotot)

24/06/2021 21:17

Edward Snowden, ish-analisti i CIAs i kthyer në informatorin kryesor të rrjetit Wikileaks, ka paralajmëruar sot se Julian Assange mund të jetë tjetri në radhë pasi John McAfee u gjet i varur në qelinë e tij të burgut, të mërkurën në Spanjë.

Snowden, i cilil jeton tashmë në ekzil në Rusi, tha në një koment: “Evropa nuk duhet të ekstradojë ata që akuzohen për krime jo të dhunshme, drejt një sistemi gjyqësor të padrejtë e mizor. Të akuzuarit zgjedhin më mirë të vdesin sesa të jenë objekt i këtij sistemi. Julian Assange është tjetri në radhë”.

“Derisa sistemi të reformohet, një moratorium duhet të jetë në fuqi”.

Shpikësi i programeve kompjuterike antivirus McAfee vdiq në një burg në periferi të Barcelonës disa orë pasi gjykata aprovoi ekstradimin e tij drejt SHBA për akuza mashtrimesh kompjuterike dhe evazion fiskal.

75-vjecari ishte lutur të mos dërgohej në SHBA, duke thënë se më mirë zgjidhte të vdiste në burg pasi SHBA “kërkonte ta bënte shembull”.

McAfee besonte se SHBA e kërkonte me çdo kusht – ashtu si dhe Snowden apo kreun e WikiLeaks, Assange të cilët gjithashtu përballen me dekada burg nëse mbërrijnë në SHBA.

49 vjecari Assange, mbetet i mbyllur në një prej burgjeve më të ashrpa të Britanisë, HMP Belmarsh, megjithse fitoi betejën e tij kundër ekstradimit në janar. Ai nuk është liruar me kusht pasi konsiderohet si ‘rrezik arratisjeje’.

Assange kërkohet në SHBA me18 akuza, mes të cilave komplot për hakerim kompjuterësh, marrje dhe shpërndarje të informacioneve të sigurisë kombëtare.

Padia erdhi pas publikimit nga rrjeti i itj WikiLeaks të qindra mijëra dokumenteve në vitet 2010 e 2011 në lidhje me misionet ushtrake në Afganistan e Irak.

McAfee gjithashtu ishte një person ‘libertarian’ i njohur për qëndrimet e tij anti-qeveritare në lidhje me liritë, armët e drogat dhe quante shpesh qeverinë e SHBA ‘të korruptuar’.

Në komentet e tij shpesh ogurzeza McAfee fliste për presion nga elitat e pasura dhe zyrtarë të lartë të CIA-s.

Sipërmarrësi i vjetër i teknologjisë u kap në aeroportin e Barcelonës më 3 tetor me kërkesë të SHBA, teksa ishte duke marrë një avion për në Stamboll me pasaportë britanike.

Në gjyqin e muaji të kaluar McAfee tha se nëse ekstradohej në SHBA do të kalonte pjesën e mbetur të jetës në burg.

Ai ka thene ne nje koment se “nese me gjeni te varur ne qeli ne stil Epstein, nuk do te jete per fajin tim”.

Avokati i tij Javier Villalba tha sot se vdekja e McAfee ishte surprize për gruan e tij dhe të afërmit.

“Kam pasur kontakte të vazhdueshme me të. Në asnjë moment ai nuk ka dhnë sinjale se mund të kryente vetëvrasje. Kjo ishte të hedhësh ujë të ftohtë mbi familjen dhe grupin e tij të mbrojtjes. Askush nuk e priste, ai nuk ka thënë lamtumirë me asnjë”, tha Villalba.

FOTO GALERI
7/7
McAfee shfajesohet per akuzat ndaj tij

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA