“E vesha e para!”/ Kim Kardashian ‘kopjon’ Armina Mevlanin (FOTO)

24/06/2021 18:13

Si yjet botërore, ashtu edhe VIP-at shqiptarë, kujdesen shumë për imazhin e tyre dhe vishen me rroba dizenjuesish.

Sigurisht, këtu nuk mund të lëmë pa përmendur Armina Mevlanin, e cila ka spikatur për stilin e saj të veçantë. Blogeren e njohur e shohim gjithmonë të veshur elegante e me veshje të shtrenjta të firmave më prestigjoze.

Këtë herë, ish-Missi ka bërë “xing” me një personazh të shumëkomentuar botërisht, yllin e reality show Kim Kardashian. Dyshja ka veshur të njëjtin fustan të zi nga Rick Ownes. Vetëm se, Kim “ka kopjuar” Arminën pasi ajo e ka veshur para saj.

“E vesha e para”, shkruan partnerja e Shkëlzen Berishës teksa ka ndarë një foto me fustanin në InstaStory, duke bashkangjitur edhe atë të 40 vjeçares të postuar sot. “Kanë të bëjnë krijimet magjike të Rick Ownes”, shkruan më pas bukuroshja 30 vjeçare.

FOTO GALERI
2/3

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA