Yuri Kim: SHBA mbështet fuqishëm përpjekjet për të ndërmarrë veprime të ashpra, por të nevojshme

23/06/2021 17:39

Ambasadorja e SHBA-së në Tiranë, Yuri Kim ka reaguar sërish për Reformën në Drejtësi në vendin tonë, duke theksuar se Amerika mbështet fuqishëm institucionet që po punojnë në përmirësimin e Reformës në Drejtësi.

Ajo theksoi se SHBA mbështet fuqishëm përpjekjet për të ndërmarrë veprime të ashpra, por të nevojshme për të zbatuar standardet dhe për të vazhduar të bëjë përmirësimin që reforma të jetë akoma dhe më e vërtetë.

“Këshilli i Lartë Gjyqësor dhe Këshilli i Lartë i Prokurorisë kanë kapërcyer shumë pengesa deri më tani. Flamuri i Shteteve të Bashkuara mbështet fuqishëm përpjekjet e tyre për të ndërmarrë një veprim të ashpër, por të nevojshëm, për të zbatuar standardet dhe për të vazhduar të bëjë përmirësime në mënyrë që reforma në drejtësi të bëhet gjithnjë e më e vërtetë për të gjithë shqiptarët”, shkruan Kim në Twitter.

Ambasadorja Yuri Kim mori pjesë ditën e sotme në Aktivitetin e Prezantimit të Raportit të Monitorimit të KLP dhe KLGJ nga Komiteti Shqiptar i Helsinkit.

Ajo theksoi se Reforma në Drejtësi dhe zbatimi i saj ka qenë dhe vazhdon të jetë, një nga zhvillimet më të rëndësishme për pranimin e Shqipërisë në BE dhe për një të ardhme më të begatë për popullin shqiptar.

“Siç e kam thënë shumë herë më parë reforma në drejtësi nuk është e shpejtë, nuk është e lehtë, as nuk është e përsosur, por po ecën përpara, hap pas hapi. Por, Reforma në Drejtësi nuk është një përpjekje për t’u trajtuar vetëm nga qeveria shqiptare. Gjatë qëndrimit tim këtu, kam theksuar vazhdimisht rëndësinë e rolit të shoqërisë civile në forcimin e demokracisë dhe ecjen e saj përpara”, tha ambasadorja.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA