Shkak u bë Anwar, si asnjëherë më parë Bella Hadid shpërthen në lot

23/06/2021 18:44

Anward Hadid festoi dje 22 vjetorin e tij. Padyshim të ftuar në eventin e organizuar me rastin e ditëlindjes së tij ishin personat më të afërt të tij, përfshirë partneren shqiptare Dua Lipa.

Por, në festë duket se ka munguar një person shumë i rëndësishëm për të. Dhe e kemi fjalën për motrën e tij, Bella Hadid, e cila nuk ka qenë e pranishme për shkak të punës.

Kjo gjë e ka prekur shumë modelen e famshme, e cila ka shpërthyer në lot në Instagram.

“E emocionuar për shkak se mungoj në çdo festë, ditëlindje, pushime, me pak fjalë në çdo gjë të rëndësishme për mua për shkak të punës sime… miqtë e mi dhe familja jetojnë matanë qytetit. Jam e lumtur për punën, thjesht do të bëja gjithçka që t’i përqafoja të gjithë ata në këto momente. Veçanërisht vëllain tim të vogël sot”, shkruan Bella përkrah postimit ku shihet me lot në sy.

Top Channel