Përmes fotove, partneri 20 vite më i ri zbulon takimet e para me Adriana Matoshin

23/06/2021 16:47

Adriana Matoshi dhe partneri i saj 20 vite më i ri, Keith Groeneveld, kanë qenë kohët e fundit në qendër të vëmendjes mediatike pasi romancën e tyre e kanë bërë tepër publike. Çifti i famshëm poston herë pas here foto me njëri-tjetrin, ku nuk mungojnë as dedikimet nga zemra.

Sot, në përvjetorin e takimit të parë mes tyre, futbollisti 21 vjeçar ka kujtuar takimet e para me aktoren. I pari ka qenë në një restorant, ku i është dashur ndihma e një personi të tretë për përkthim. “Ekzaktësisht 1 vit më parë. Takimi ynë i parë”, shkruan Keith në postimin në InstaStory.

Ai ka treguar se më vonë e ka ftuar Adrianën për një udhëtim në mal, por ajo nuk ka shkoi. Ndërsa takimin e dytë e kanë bërë në Prizren, ku 41 vjeçarja i ka treguar historinë e qytetit. “Javën e ardhshme unë e ftova atë që të vinte me mua në male me këtë motor, por ajo nuk erdhi. Takimi i dytë, ata më treguan Prizrenin. Një ditë shumë speciale”, shkruan ai.

FOTO GALERI
1/3

Top Channel