Motrat e famshme të Instagram çjerrin njëra-tjetrën pas sherrit të konkurencës (fotot)

23/06/2021 18:42

Aktorja dhe modelja e njohur turke Ceyda Ersoy ka treguar so shenja të dhimbshme dhune në fytyrë e në qafë pas një lufte të ashpër rivaliteti me motrën e saj modele.

Dy motrat njihen si influencuese të njohura në Instagram në vendin e tyre të lindjes Turqi, por duket se nuk janë më të preferuara të njëra-tjetrës pasi sherri mes tyre la Ceyda me shenja të rënda dhune.

Ceyda Ersoy, ka rreth 360,000 ndjekësa në Instagram, dhe pretendon se është plagosur nga motra e saj Esra gjatë një sherri, teksa poston fotot e dhunës në rjet .

Pamjet tregojnë plagë në fytyrë e në qafë, teksa dyshja zotohet se nuk do të ketë më të bëjë me njëra-tjetrën.

Motrat nuk preferojnë të tregojnë moshën e tyre të vërtetë por sipas raportimeve vendase Esra është rreth 36 vjeç, kurse Ceyda pesë vjet më e vogël.

Ceyda shkruante: “Nuk di çfarë të bëj me këtë, as emrin e saj nuk dua ta shkruaj. Heq dorë nga kjo grua që është pesë vjet më e madhe se unë dhe refuzoj të jem motra e saj. Nuk do ta ndjek më kurrë”, thotë motra e vogël teksa nuk ishte më ndjekëse e Esras në rrjet.

“Nuk diskutohet që nuk do të shoh më fyyrën e saj, sytë apo pislliqet e tjera. Një grua e shkretë e sëmurë mendërisht, që është xheloze dhe për motrën e saj”.

Motra e madhe Esra Ersoy, ka rreth 390,000 ndjekes në Instagram, por refuzonte të komentonte mbi akuzat e Ceyda.

Disa nga ndjekësit dyshonin se ‘lufta’ e tyre është vetëm një akt publicitar për të tërhqur vëmendje, pasi nuk është ofruar asnjë motiv për “ndarjen e madhe”.

Esra e Ceyda kanë lindur në juglindje të provincës turke Mersin dhe thuhet se vijnë nga një familje e pasur.

Pasi kanë fituar disa kompeticione modelingu motrat kanë provuar fatin e tyre në televizion dhe janë shfaqur në disa filme ose seriale vendase.

Ato kanë tërhequr fansa me pamjen tërheqese dhe një stil “joshës” vulgar te foluri që përdorin në mediat sociale.

FOTO GALERI
1/5
Dy motrat njihen si influencuese të njohura në Instagram në vendin e tyre të lindjes Turqi, por duket se nuk janë më të preferuara të njëra-tjetrës

Top Channel