Chris Brown nuk i ka punët mirë me vajzat, akuzohet se qëlloi një grua pas sherrit në Los Angeles

23/06/2021 16:15

Ylli i R&B, Chris Brown akuzohet se ka qëlluar një grua të premten e 18 qershorit.

Oficerët u thirrën në një zonë në Luginën San Fernando, Kalifornia e Jugut, në 7.30 të mëngjesit me orën lokale, tha zëdhënësi i Departamentit të Policisë në Los Anxhelos.

Këngëtari amerikan nuk ishte i pranishëm kur policia arriti në vendin e ngjarjes, tha zëdhënësi.
Viktima është shprehur se gjatë një debati, 32-vjeçari e qëlloi. Përfaqësuesit e Chris Brown nuk kanë dhënë ende një koment lidhur me ngjarje.

Në vitin 2009, fiuesi i Grammy dhunoi këngëtaren Rihanna, që atëherë ishte e dashura e tij. Ai u dënua me 5 vite provë dhe shërbim komunitar për sulmin brutal ndaj këngëtares.

Në vitin 2017, një tjetër ish e dashur e tij, aktorja dhe modelja Karrueche Tran kërkoi urdhër mbrojtjeje ndaj Chriss.

Top Channel