Nuk hapen negociatat për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut/ BE: Prisni Presidencën sllovene

22/06/2021 15:04

Këshilli i Çështjeve të Përgjithshme të Bashkimit Europian, i mbledhur në Luksemburg vendosi të shtyjë datën për konferencën e parë ndërkombëtare për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

Paola Zacarias tha se sot nuk u arrit një dakordësi megjithëse bisedimet ishin të gjata.

“Ishte një ditë e gjatë por e mirë, kishim një takim produktiv. Morëm raportet e fundit për zgjerimin e BE.
Pavarësisht të gjitha perpjekjeve nuk u bë e mundur të bihej dakord që të ketë një datë për Maqedoninë dhe Shqipërinë për çeljen e negociatave.. Shpresoj që të ndodhë në presidencën tjetër”, tha ajo.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA