Kampion në fushë por edhe me të tjera pasione. Kombëtarja italiane i gëzohet super formës që po kalon dhe kualifikimit për në raundin tjetër të Euro 2020.
Por skuadra e Roberto Mancinit nuk ka vetëm futbollistë, por edhe persona që ndjekin fakultetin ose janë të diplomuar në një fushë të caktuar. Siç është rasti i Giorgio Chielinit, i cili është diplomuar në Administrim Biznesi si dhe ka gjithashtu një diplomë në Ekonomi. Një tjetër lojtar i diplomuar është edhe Federico Chiesa.
Ky i fundit ka përfunduar studimet në fakultetin amerikan të Firences, teksa pasioni i tij është edhe fizika. Nuk mbaron me kaq. Matteo Pessina, autori i një goli shumë të rëndësishëm që i dha suksesin të kaltrve ndaj Uellsit dhe blindoi vendin e parë në Grupin A, vazhdon studimet në Ekonomi. Sëfundmi të radhës që vazhdojnë studimet e larta në radhët e kombëtares italiane janë Raspadori dhe Meret. Të dy studiojnë për shkenca motorike.
Salvatore Sirigu është i biri një profesori letersie dhe si i tillë pasioni i tij i madh është të lexojë libra të autorëve të ndryshëm. Gjithashtu gardiani flet edhe fërngjisht gjuhë të cilën e mësoi kur ishte tek PSG. Një skuadër jo vetëm me lojtarë cilësorë por edhe të mirë arsimuar. Një Itali e transformuar jo vetëm në lojë./SuperSport/
Top Channel