Horror në pushime/ Italiania vdes e copëtuar bashkë me të dashurin pas shtypjes nga barka e turistëve (fotot)

22/06/2021 21:25

Një e re është gjetur me gjymtyrët e copëtuara nga trupi, e vdekur bashkë me të dashurin e saj ,pas një aksidenti të tmerrshëm barkash në veri të Italisë.

25 vjeçarja Greta Nedrotti, dhe 37-vjeçari Umberto Garzarella u vranë në një aksident horror në liqenin Garda.

Dy turistë gjermanë po kërkohen për ngjarjen, të akuzuar për vrasje nga pakujdesia.

Raportimet nga qyteza e Salo thonë se policia po pret rezultatet e testeve për të përcaktuar nëse gjermanët kishin konsumuar alkool para tragjedisë.

Trupi i Umberto u gjet i pari, në orët e para të së dielës. Pak pas tij u gjet dhe trupi i gjymtuar i Greta me rrobat e shpërndara rreth saj, raportojnë mediat vendase.

Sipas dëshmitarëve, një nga këmbët e saj ishte shkëputur nga trupi.

E përditshmja ‘Corriere della Sera’ shkruante se varka e vogël e viktimave ishte çarë në majën e saj dhe burri kishte pësuar një çarje të madhe në bark.

Gazeta shkruante se Greta ishte një studente ekonomie, kurse Garzarella ishte entuziast barkash dhe zotëronte një kompani mirëmbajtjeje të bolierave.

Çifti kishin qenë me miq të tjerë në fundjavë para se të dilnin në liqen, ku do të gjenin vdekjen e tmerrshme.

Policia italiane kishte lokalizuar dy turistët gjermanë që nuk kishin ndaluar në momentin e tragjedisë, por vetëm kur njerëzit kishin vënë re dëmin në majën e barkës së tyre.

Karabinierët italianë thanë se dy pushuesit gjermanë po hetohen për vrasje nga pakujdesia dhe për mos-dhënie asistence.

Oficerët thanë se nuk mund të japin detaje të mëtejshme pasi hetimet janë në vijim.

Corriere della Sera shkruante se autoritetet kishin gjetur copa druri nga barka e viktimave, të mbetura në barkën e turistëve.

Liqeni Garda në veri të Italisë, ka shumë rezorte në brigjet e tij dhe është i frekuentuar nga turistë evropianë.

FOTO GALERI
6/7

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA