Rama: Ndërmarrjet e ujësjellësit me më shumë borxhe se OSHEE para reformës

21/06/2021 10:57

Kryeministri Edi Rama ndodhej këtë të unë në godinën e re të Ujësjellës-Kanalizimeve në Kamëz, i shoqëruar nga ambasadorët e BE, Gjermanisë dhe Zvicrës, të cilët morën pjesë në inaugurimin e kësaj godine.

Në fjalën e tij Rama siguroi se një pjesë e mirë e qendrave të banuara në Republikën e Shqipërisë brenda këtij viti do të kenë 24 orë ujë të pijshëm dhe rrjet i ri kanalizimesh nga i cili përfitojnë rreth 21 mijë banorë.

Po ashtu, Rama në fjalën e tij tha se ndërmarrjet e ujësjellësit, për shkak të keqmenaxhimit janë ndërmarrjet me më shumë borxhe në Republikë, se ato të trashëguara në OSHEE para se niste reforma.

Kryeministri nënvizoi se ujësjellësit s’mund të mbahen me buxhetin e shtetit, por duhet të shkrihen duke pasur aksionarë që funksionojnë bashkë.

Rama: Ndërmarrjet e ujësjellësit për shkak të keqmenaxhimit janë ndërmarrjet me më shumë borxhe në Republikë. Sasia e borxheve është më e madhe se sasia e borxheve të trashëguara të OSHEE kur ne nisëm reformën. Kush zgjodhi investimin me kapacitetet për ta vënë atë në punë dhe për të siguruar që investimi mos të shkojë dëm. Është një investim që arrin në total 25.5 mln euro si rezultat i bashkimit të forcave mes BE, Gjermani, Francë dhe Shqipëri.

Reforma e ujit, e cila në letër është shumë e qartë, ka nevojë për një shtytje të re përpara. Ndërmarrja e ujësjellësit nuk mund të mbahen me miell hua. Taksapaguesit e çdo bashkie nuk kanë asnjë kusur që të paguajnë për të mbajtur një ndërmarrje ujësjellësi në një zone tjetër. Është e domosdoshme që të hyjmë në fazën e integrimeve për ti bërë ato fitimprurëse dhe cilësuese. Duhet të kemi aksionarë që funksionojnë së bashku. Mund të bashkohen dhe plus kësaj, kjo nuk do të thotë që të mbyllen këto zyra dhe të hidhen në rrugë njerëzit që punojnë, ndërmarrja bëhet biznes në shërbim të qytetarëve, jo një kope me thithëlopa që fryhen me borxhe në kurriz të qytetarëve. Duke nënvizuar se prania ime këtu sot, nuk i kam shumë qef këto inaugurime, është për të forcuar këtë partneritet dhe për të çuar përpara këtë proces. Ju uroj të gjithëve punë të mbarë dhe besoj se me kushtet e reja të krijuara gjithë ekipi i ndërmarrjes së Kamzës do të jetë më i motivuar në shërbim të qytetarëve të kësaj bashkie, ku nuk ka rëndësi se sa vota marrim ne. Ka rëndësi që epoka që ishte magazinë për flamujt e partisë dhe repart për mitingje, është një epokë që i përket të shkuarës.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA