Del fotoja që Caroline regjistroi në telefon 4 orë para se të ndërronte jetë, ‘bashkëshorti vrasës’ shfaqet me…

21/06/2021 11:35

Ndër krimet më të tmerrshme konsiderohet vrasja e 20-vjeçares, Caroline nga bashkëshorti i saj, Babis Anagnostopulos, mëngjesin e 11 majit, në Glyka Nera, në Greqi. Fillimisht ngjarja u shit nga bashkëshorti i saj si një grabitje e dhunshme dhe se autorët kishin marrë paratë dhe bizhuteritë, kishin vrarë Carolinë dhe qenin e saj, ia kishin vendosur foshnjën pranë, burrin e kishin lidhur dhe më pas ishin larguar.

Fakti është se nuk kishte pasur para, ndërsa sa i përket bizhuterive vetë 32-vjeçari i fshehu ato në shalën e motorit të tij dhe kur u hap kordoni i policisë, ai arriti t’i heqë qafe duke i hedhur në një kosh plehrash, shkruajnë mediet greke. Pra e gjithë kjo histori ishte një trillimin nga ana e pilotit 32-vjeçar, i cili rezultoi të ishte vetë autori i këtij krimi. Por pavarësisht se u dorëzua, dëshmia e tij ishte tejet kontradiktore me faktet që policia disponon.

Sot në mediet greke është publikuar fotoja e fundit që është gjetur në celularin e Caroline, e cila ishte bërë vetëm katër orë para se ajo të ndërronte jetë. Sikurse është bërë e ditur tashmë, çifti kishin një aplikacion që gjurmonin njeri-tjetrin në çdo moment dhe fotoja është marrë prej aty. Koha kur është kapur screenshot nga Caroline është 00.00.23, ndërsa vrasja brutale ndodhi, sipas raportit mjeko-ligjor, nga ora 4:05 deri në 4:11.

Në foto shihet që Babis Anagnostopulos qëndron në dhomën e ndenjes së shtëpisë dhe në krah mban vajzën e tij të vogël Lidyan. Dhe ndërsa fotografia hedh dritë mbi lëvizjet e pilotit, është ende paqartë se përse Caroline zgjodhi në atë moment që të mbante atë fotografi në telefon.

FOTO GALERI
10/20

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA