Përkëdhelësja profesioniste $100/ora shpjegon kërkesat e çuditshme që merr nga ‘pacientët’

19/06/2021 19:08

Një “përkëdhelëse profesionale” që paguhet 100 dollarë ora për një sesion individual, thotë se pëlqen të kryejë kërkesat e çuditshme të klientëve, për sa kohë ato janë brenda kodit të sjelljes që ajo aplikon.

Përkëdhelja profesionale nuk njihet në të gjitha vendet, por pandemia e koronavirusit ka lënë shumë njerëz të izoluar dhe pa kontakte njerëzore, prandaj dhe biznesi i këtyre njerëzve është shtuar së tepërmi.

Keeley Shoup është një përkëdhelëse e tillë në Chicago të SHBA, dhe ndihmon ata që kanë kaluar trauma apo abuzim, tashmë prej shtatë vitesh.

Sigurisht që ka rregulla strikte për ta mbrojtur atë nga çdo gjë që kalon përtej shërbimeve të saj. Por Keeley thotë se disa klientë kanë besim te ajo sa që bëjnë kërkesa të veçanta, për të cilat ajo thotë se është pjesa më e bukur e punës.

Ajo shpjegon: “Për ta bërë këtë ata duhet të kenë shumë besim te unë, aq sa të jenë të sigurtë se unë nuk do t’i gjykoj për sjelljen. Kjo më pëlqen shumë. Dua t’u jap atyre vendeve në jetë ku të mos ndjehen të gjykuar. Një nga rregullat e mia është se ata mund të kërkojnë çdo që është brenda kodit të sjelljes.”

“Unë nuk do të them ‘po’ për çdo gjë, do të kontrolloj me veten nëse është diçka që e bëj me gjithë zemër, dhe jo diçka që do të mërzitem nëse e bëj për ata”.

Ajo shton se nuk bëhet fjalë për gjëra seksuale apo provokative, pasi kjo do të ishte në kundërshtim me rregullat e saj.

Ajo thotë: “Me klientët kam bërë lojra gudulisjesh, që është diçka atipike, ose jashtë normales. U kam lexuar libra për fëmijë, sepse ata duan që dikush të kujdeset për ta dhe kjo është diçka që mbajnë mend nga fëmijëria dhe u jep mbështetje”.

Gruaja shton: “Ne si të rritur bëjmë gabim që distancohemi nga prekjet platonike, kjo vjen nga frika apo mungesa e qartësisë, ose nga turpi i asaj që besojmë se është apo jo seksuale”.

Keeley thotë se vetëm një numër i vogël klientësh që ka pasur kanë kërkuar gjëra seksuale, por shton se eksperiencat e këqija në punën e saj janë të rralla dhe se pëlqen shumë të punojë me klientët.

Ajo shton: “Duket se ka qenë qëllimi i jetës time. Nuk ka asgjë tjetër që do të doja të bëja, kam shumë aftësi për këtë gjë”.

FOTO GALERI
1/3
Keeley Shoup është një “përkëdhelëse profesioniste” në Chicago të SHBA

Top Channel