Pjesa më e madhe e të rinjve që ikin jashtë për të studiuar nuk rikthehen më në Shqipëri.
Por Geri është 23 vjeçari që pasi ka përfunduar masterin në Suedi, është kthyer të punojë në Tiranë.
“Kam studiuar inxhinieri informatike në Suedi. Jo vetëm unë që u ktheva janë edhe shumë të rinj që janë kthyer për arsye të ndryshme. Për disa, arsye familjare kurse të tjerë për të krijuar një netework të tyre. Ka shumë që e kanë parë stadin e vendit të tyre jashtë dhe duan të kontribuojë në vendin e tyre. Kam nisur punë, por kam hasur vështirësi për të filluar, procesi i intervistës, por që një aspekt që më ka ndihmuar shumë ishte se e vlerësonin shumë pjesën e vullnetarizmit. Është një plus tepër i madh. Jam në një projekt të ‘Ajkos’ momentalisht, 6 vende të Ballkanit Perëndimor janë të përfshirë dhe ka për qëllim vullnetarizmin. Një mesazh për maturantët është që të përfshihen në procese të vullnetarizmit, ku do të njohin njerëz të rinj, ndajnë eksperienca personale dhe të hapin perspektivat e tyre në jetë”, tha Geri.
Top Channel