1 milion dollarë për një natë? Enca korrigjon ndjekësin: Euro…

19/06/2021 11:37

Dje në mbrëmje këngëtarja Enca Haxhia u morr me fansat në Instagram, që janë shumë kuriozë të dinë pothuajse gjithçka për jetën profesionale dhe private të saj.

“A je për me ba dashni?”, ishte njëra nga pyetjet e sikletshme, së cilës ajo iu përgjigj: “Çdo ditë”.

Ndërkohë, një tjetër i shkruante se si ka mundësi që një vajzë kaq e bukur sa Enca nuk është martuar ende.

“Më duhet ujë i shenjtë për sytë pas kësaj pyetjeje…”, shkroi Haxhia.

25-vjeçarja nuk nguroi t’i përgjigjej edhe një tjetër pyetjeje shumë pikante.

“1 milion dollarë për një natë?”, i shkruante ndjekësi, të cilit Enca i tha: “Euro”.

Mes mesazheve të shumta, ajo kishte shumë pyetje për bullizmin, ndërsa zbuloi se edhe ajo është bullizuar shumë, por tani e di se çfarë vlere ka dhe se kush është, prandaj nuk i bëhet vonë fare se çfarë thonë të tjerët për të.

FOTO GALERI
2/8

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA