Bashkëshorti i 20 vjeçares, Caroline Crouch u shfaq i dërrmuar pas vrasjes së saj. piloti 33 vjeçar përpiqej në çdo mënyrë të mbulonte krimin e vet, e për ta bërë më të besueshme dhimbjen e humbjes së bashkëshortes, vetëm katër ditë pasi ai vetë e kishte mbytur me duart e tij, postoi në rrjetet sociale një mesazh prekës, ku shkruante” Bashkë përgjithmonë”, në krah të fotos së tyre së martesës.

Ngjarja e rëndë më në fund u zbardh, dhe rezultoi se pikërisht Babis Anagnostopulos e kishte vrarë të shoqen britanike në sytë e foshnjes së tyre 11 muajshe.

Piloti u përpoq ta devijonte vëmendja nga vetja duke sajuar historinë e tre grabitësve të pamërshirshëm, por disa detaje në rrëfimin e tij nuk korespondonin me ato çfarë zbuluan efektivët.

Kështu, 33 vjeçari thoshte se ishte lidhur pas një kolone ndërsa u zbulua se qe i lidhur në një pozicion tjetër. Ai dëshmoi se i ra të fikët, por hetimi provoi se ai po përdorte celularin e tij. E mbylli dhe e zhbllokoi celularin disa herë, ndërsa supozohej të ishte pa ndjenja.

Mësohet sakaq se Caroline kishte kërkuar hotel për të qëndruar pasi donte të largohej nga shtëpia së bashku me foshnjen.

Në fakt, nga mesazhet që kanë shkëmbyer, duket se çifti kishte debate. Informacioni thotë se edhe natën e vrasjes, ata ishin grindur me njëri-tjetrin.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA