Pa asnjë kompleks, Kylie Jenner flet për ndërhyrjet estetike dhe marrëdhënien me ish-in

18/06/2021 19:03

Në ribashkimin e “Keeping Up With The Kardashians”, motrat e reality show kanë zbuluar detaje të shumta nga jeta personale që nuk i kemi ditur. Si asnjëherë më parë, Kylie Jenner ka folur komplekse për ndërhyrjen në buzë dhe marrëdhënien me ish-të dashurin Tyga.

Miliarderja ka treguar se djali që i dha puthjen e parë i ka thënë se ka buzë të vogla dhe ajo mendoi se nuk do e puthte më kurrë askush. Pas kësaj, Kylie krijoi në pasiguri te vetja dhe kështu u frymëzua për të bërë ndërhyrje dhe për të krijuar “Kylie Lip Kit”.

Përsa i përket lidhjes së saj në të kaluarën me reperin Tyga-n, ajo tha se nuk janë më miq, por kanë raporte të mira. “Jemi mirë. Nëse e shoh diku, i uroj gjithmonë më të mirat. Nuk kam ndjenja negative kundrejt tij”, është shprehur Kylie.

Top Channel