16/01 10:25
Në ora 21:00 pritet të fillojë ndeshja tejet interesante e Grupit D të Euro 2020 mes Anglisë dhe Skocisë, përballje kjo që zhvillohet në stadiumin “Wembley” të Londrës.
Anglia me fitore sot siguron kualifikimin tutje për në fazën eliminatore, pas fitores 1:0 kundër Kroacisë, kurse Skocia rikthehet nga humbja 2:0 kundër Çekisë, përcjell KosovaPress.
Tanimë të dy trajnerët kanë publikuar formacionet zyrtare me të cilat do ta fillojnë këtë ndeshje, dhe ato i gjeni më poshtë.
Anglia (4-2-3-1): Pickford; James, Stones, Mings, Shaw; Rice, Phillips; Foden, Mount, Sterling; Kane
Skocia (3-5-2): Marshall; Tierney, Hanley, McTominay; Robertson, McGregor, McGin, Gilmour, O’Donnell; Adams, Dykes
Top Channel