Çifti ukrainas që u prangosën për të provuar dashurinë ndahen pas 4 muajsh, nuk duan të shohin njëri-tjetrin me sy (fotot)

18/06/2021 18:34

Dy të rinj të dashuruar nga Ukraina që u prangosën së bashku në ditën e Shën Valentinit për të vënë në provë marrëdhënien e tyre, kanë vendosur të presin prangat e tyre dhe të ndahen përfundimisht.

Pas 123 ditëve duke bërë gjithçka të lidhur me njëri-tjetrin, duke përfshirë dhe duke ndërruar rrobat apo të shkuarit në tualet, çifti i ri nuk duroi dot më.

Viktoria Pustovitova e Alexander Kudlay, nga qyteti i Kharkov, prenë dje zinxhirin e prangave të tyre në kryeqytetin Kiev, të rrethuar nga kamera e gazetarë.

Ata shoqëroheshin dhe nga një përfaqësues i rekordeve zyrtare të vendit, Vitaly Zorin, i cili konformoi se çifti kishin tashmë rekordin e tyre për kohën më të gjatë të qëndrimit i lidhur me pranga me një person.

Pas prerjes së zinxhirëve, ata mezi prisnin të ndaheshin nga njëri-tjetri, teksa si Pustovitova dhe Kudlay u lumturuan për çlirimin.

Të dy thanë se tani kërkojnë të zhvillohen në mënyrë të pavarur nga njëri-tjetri madje Pustovitova tha se do të zhvendosen në një tjetër pjesë të vendit, për të mos u takuar më me ish-të dashurin.

Pustovitova tha se do të rikthehet te jeta e saj dhe se shpresonte që historia e tyre t’i shërbente si shembull çifteve të tjera në Ukrainë.

Edhe Kudlay tha se ata nuk e njihnin shumë mirë njëri-tjetrin kur vendosën të lidheshin me pranga.

Çifti thotë se do të nxjerrin në ankand prangat e tyre nga të cilat shpresojnë të fitojnë 3 milionë hrvnia ($100,000).

FOTO GALERI
1/8
Çifti ukrainas që u prangosën për të provuar dashurinë, nuk duan të shohin njëri-tjetrin me sy

Top Channel