E akuzuar për evazion fiskal, ylli francez i filmave Isabelle Adjani dënohet me 10 muaj burg dhe gjobitet 10 mijë euro
Një kujdestar kafshësh është copëtuar për vdekje nga një tigër në një park të kafshëve predatore në Afrikën e Jugut, kur gardhi elektrik që e rrethonte u fik për arsye mirëmbajtjeje.
Jasper, një tigër agresiv mashkull siberian, kaloi gardhin 4 metra të lartë kur rryma ishte fikur, dhe sulmoi 52-vjeçarin David Solomon, në anën tjetër të tij.
Kur David pa i tmerruar felinin 300 kilogramësh që vraponte drejt tij, dëshpërimisht u përpoq të ngjitej në një tjetër gardh, por kafsha e tërhoqi poshtë.
Jasper vrau David me disa kafshime, teksa ekzaminimet tregonin se kishte thyer qafën e kujdestarit kur e tërhoqi poshtë gardhit, shkruan Kosova Press.
Ngjarja ndodhi në parkun Seaview Predator pranë qytetit Port Elizabeth të mërkurën.
Një tjetër zëdhënës i parkut tha se gardhet elektrike që ndanin rrethimet ku jetonin tigrat siberianë Jasper e Jade ishin duke u riparuar kur Jasper kërceu jashtë.
David kishte shenja kafshimesh por Jasper i kishte thyer qafën atij kur e tërhoqi poshtë gardhit.
Top Channel