Futbolistët dhe ekipi i “Euro 2020” po krijojnë lajme me mënyrën ‘si sillen’ ndaj pijes që kanë në tryezën ku mbahen konferencat.
Sot, ishte trajneri i Rusisë, që pasi u ul, hapi njërën nga shishet me ndihmës e shishes tjetër dhe e konsumoi me etje.
Manuel Locatelli, para se të ulej në tryezën e konferencës, vendosi shishen e ujit në mes dhe largoi dy shishet e Coca Cola-s. Birrën nuk e heq, por e mbulon disi me kupën që kishte aty pranë.
Disa ditë më parë, edhe futbollisti portugez, Cristiano Ronaldo, që ‘nisi këtë trend’, hoqi shishet e pijes nga tryeza dhe tha “Pini ujë!”
Ndërkohë, edhe francezi, Pogba vendosi të largojë shishen e birrës. Ndjekësit komentuan se veprimi i tij ishte drejtë, pasi futbollisti është besimtar mysliman dhe birra është ofenduese për të, megjithëse se pija ishte pa alkool.
Top Channel