Astronautët e parë të stacionit të ri hapësinor të Kinës, u lëshuan sot në misionin më të gjatë në hapësirë të vendit, në hapin madhor që vendos Kinën mes fuqive madhore të hapësirës.
Raketa Long March-2F me tre astronautët kinezë u lëshua në orën lokale 9:22 të mëngjesit nga aerodromi Jiuquan në shkretëtirën Gobi.
Pas 10 minutash mjeti doli në orbitë dhe anija hapësinore u nda nga raketa e lëshimit, mes brohoritjeve e duartrokitjeve nga qendra e lëshimit.
Mediat kienze tregonin pamje direkte nga brenda raketës, ku tre astronautët ngrinin xhamin e kokoreve të tyre të hapësirës, duke bërë me dorë nga kamera.
Ndërsa kamerat jashtë mjetit tregonin imazhe nga toka që largohej.
“Sipas raportimeve të qendrës hapësinore në Pekin, raketa Long March-2F ka lëshuar anijen hapësinore me njerëz Shenzhou-12 në orbitë,” tha Zhang Zhifen, drejtor i qendrës së lëshimit Jiuquan.
Top Channel