Kjo është rruga e varrezave të vjetra të Shijakut. Në fund të varrezave dhe buzë Lumit Erzen depozitoheshin mbetjet urbane të bashkisë së Shijakut.

Edhe pse mbetjet nuk hidhen më këtu, gjurma e plehrave ende nuk është zhdukur. Kryetari i bashkisë Shijak, Elton Arbana thotë se rehabilitimi i landfillit illegal ende nuk ka përfunduar.

“Ai vend që ju i referoheni ka qenë një vend depozitim prej shumë vitesh, afërsisht prej 25 vjetësh të gjitha mbetjet urbane depozitoheshin atje. Pasi ne kemi rehabilituar zonën, tani po mendojmë të mbjellim dhe disa peme”, shprehet Eleton Arabana.

Dy ditë më parë është zbardhur vendimi i këshillit bashkiak për të depozituar mbetjet urbane në landfillin rajonal. Kreu I bashkisë thotë se nëse operatori ekonomik ndryshon destinacion atëherë ai do të gjobitet.

-Ku i depozitoni mbetjet urbane?

“Tani i depozitojmë në landfillin Sharrës. Ne jemi për një Shqipëri dhe Shijak të pastër”.

Me 200 venddepozitime mbetjesh Shqipëria në sytë e Europës është e papastër. Nëse Ii referohemi progres raportit të BE për vitin 2020 problem mbeten landfilet ilegale që janë të ngritura në çdo bashki dhe njësi administrative të vendit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA