“Koncert për ata që s’janë më”/ Durrës, nderohen personat që humbën jetën nga Covid 19

17/06/2021 15:42

Pas koncerteve ‘online’ gjatë pandemisë, Orkestra e Harqeve të Durrësit i kthehet koncerteve me publik, në Amfiteatrin Antik, me një koncert-homazh për ata që nuk janë më.

Programi artistik u hap me veprën “Covid 19” të shkruar posaçërisht për pandeminë nga kompozitori grek Antoni Papadimitriu. Premiera u interpretua edhe elegjia e kompozitorit durrsak Ylli Ramzoti që humbi bashkëshorten nga Covid 19.

Me dirigjent Petrika Afezollin dhe i moderuar nga aktorja e teatrit të Durrësit Mimoza Marjanaku koncerti përcolli emocione të forta.

Duke nisur nga Gjergj Vlashi, Guljem Radoja, instrumentistët Ilir Reka, Andrea Canaj, bashkëshortja e Ramzotit… po nuk është një koncert thjesht për miqtë e munguar, po për të gjithë ata që na ikën”, u shpreh dirigjenti Petrika Afezolli.

Ndonëse nisi me vepra kushtuar pandemisë dhe atyre që humbën jetën gjatë saj, koncerti vijoi me të tjera vepra të kompozitorëve vendas dhe botërorë, duke u kthyer në një dedikim për triumfin e jetës ndaj frikës dhe vdekjes.

FOTO GALERI
2/6

Top Channel