Çfarë problemi kanë me Coca Cola-n? Futbollisti italian i largon shishet, para se të ulet në konferencë

17/06/2021 10:46

Injorimi i pijes së gazuar dhe birrës, të dy kompanive sponsor të “Euro 2020” vazhdon nga futbollistët.

Manuel Locatelli, para se të ulet në tryezën e konferencës, vendos shishen e ujit në mes dhe largon dy shishet e Coca Cola-s. Birrën nuk e heq, por e mbulon disi me kupën që kishte aty pranë.

Disa ditë më parë, ishte futbollisti portugez, Cristiano Ronaldo, që ‘nisi këtë trend’, duke larguar shishet e pijes nga tryeza dhe nuk nguroi të këshillonte gazetarët e pranishëm, që më mirë të pinë ujë.

Gjesti i tij i kushtoi miliona dollarë kompanisë, vlera e saj ka rënë dhe rrezikon të vazhdojë të bjerë, pas veprimit të Locatellit.

Ndërkohë, edhe francezi, Pogba vendosi të largojë shishen e birrës. Ndjekësit komentuan se veprimi i tij ishte i drejtë, pasi futbollisti është besimtar mysliman dhe birra është ofenduese për të, megjithëse pija ishte pa alkool.

Fansa të tjerë, kanë postuar në rrjetet sociale, disa reklama të Coca Cola-s dhe KFC-së, ku 36-vjeçari Ronaldo ishte imazhi kryesor, duke e bërë paradoksal dhe të dyshimtë mesazhin që ai dha në konferencë.

FOTO GALERI
7/15

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA