Bebja indane gjendet e gjallë në kuti duke lundruar në lumin Ganges (fotot)

17/06/2021 20:37

Në imazhe shihet një bebe që u gjet sot e gjallë duke lundruar në një kuti të lëshuar në lumin indian Ganges.

Policia vendase tha se ka nisur hetimet për autorët e braktisjes së vajzës së sapolindur në lumë, e cila ishte lënë në një kuti të veshur me copë të kuqe, dhe me një horoskop ku jepej data dhe ora e lindjes. Vajza ishte quajtur Ganga – që në gjuhën Hindi do të thotë ‘lum i shenjtë’.

Varkëtari që e gjeti beben tha se ajo kishte ngecur në anë të lumit, ku ai kishte shkuar për rituale lutjeje.

Gjetësi i bebes, Gullu Chaudhary tashmë po vlerësohet si hero në vend. Ai tha se u çudit nga të qarat e bebes 21-ditëshe, në kutinë e zbukuruar me imazhe të zotave Hindu.

Bebja është dërguar në spital ku raportohet se është në gjendje të qëndrueshme.

Autoritetet po hetojnë arsyet e aktit të rëndë por në Indi shpesh ndaj vajzave diskriminohet ashpër pasi konsiderohen si një barrë shoqërore për familjen, sidomos mes komuniteteve të varfra.

FOTO GALERI
3/5
Gjetësi i bebes, Gullu Chaudhary tashmë po vlerësohet si hero në vend.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA