SHBA, 329 të vdekur nga COVID-19 gjatë 24 orëve

16/06/2021 17:04

329 persona kanë humbur jetën gjatë 24 orëve të fundit në SHBA, duke e çuar numrin e përgjithshëm të viktimave në 600.292 që prej fillimit të pandemisë.

Numri i të infektuarve deri më tani ka arritur në 33.486.992, me 11.640 raste në 24 orët e fundit.

Aktualisht, shteti i Kalifornisë është më i godituri në SHBA, me mbi 3,8 milionë raste të konfirmuara dhe mbi 63 mijë të vdekur.

Në SHBA deri më tani mbi 174 milionë persona kanë marrë dozën e parë të vaksinës kundër COVID-19, kurse mbi 145 milionë dozën e dytë.

Top Channel