Rritja e çmimit të naftës dhe benzinës për shkak të luftës, ja cilat shtete janë prekur më shumë nga kriza
Disa pamje të frikshme tregonin sot në Rusi momentet kur tre të rinj u ngjitën nga tubi i shkarkimit pranë një dritareje të një apartamenti në flakë, duke shpëtuar tre fëmijë të vegjël të mbetur brenda.
Tre burrat u ngjitën në faqen e pallatit në qytezën Kostroma Oblast, duke qëndruar në intervale gjatësie dhe zbritën nga njëri te tjetri, dy djemtë dhe vajzën e vogël nga dritarja e apartamentit të tyre në flakë.
Fëmijët që ishin mbyllur brenda vetëm po bëheshin gati të hidheshin nga dritarja kur tre heronjtë u ngjitën nga tubi i shkarkimit të pallatit për t’i shpëtuar.
Një burrë i katërt në tokë i priste të vegjëlit kur zbriteshin nga të tjerët. Fqinjët kishin shpëtuar gjithashtu macen e shtëpisë Pushok.
Burri që ishte ngjitur më lart dhe merrte fëmijët nga dritarja, u emërua si 40 vjeçari Stanislav Smirnov.
Ai më pas i kalonte ata poshtë te 35 vjecari Dhamal Gassoyan, poshtë tij. Ky i fundit tha: “Unë pashë fëmijët që po bëheshin gati të hidheshin, prandaj ne u ngjitën me anë të tubit dhe i morëm. Më pas unë pashë që në shtëpi kishte mbetur një mace. U ngjita brenda dhe e mora dhe atë.”
Fëmijët e lënë në apartamentin në Kostroma Oblast “ishin të gjithë të përlotur” dhe raportohet se kishin vetëm djegie të vogla.
“Falë Zotit ata shpëtuan,” tha Dhamal.
Burri i tretë që qëndronte te tubi ishte Ivan Potyomin, 35 vjeç.
Një prej rrjeteve vendase thoshte se prindërit “kishin mbyllur fëmijët brenda për të dalë”.
Në artikull shtohej: “Një zjarr nisi në një apartament, dera nuk mund të thyhej kështu që fqinjët u ngjitën deri në katin e tretë nga tubi i shkarkimit. Duke rrezikuar jetën e tyre, burrat i shpëtuan fëmijët nga vdekja duke i nxjerrë nga dritarja”.
Zjarri raportohet se ishte shkaktuar nga loja e fëmijëve me një çakmak, ndërsa shkaqet e sakta po hetohen nga autoritetet ruse.
Fqinjia Anna Bosak tha: “Fëmijëve të shkretë u ishin djegur flokët. Edhe pak më vonë dhe nuk do të kishte më askënd për të shpëtuar”.
Një tjetër fqinje, Elena Bosak tha: “Ishte e tmerrshme të shihje fëmijët në dritaren që digjej.”
“Për fat asnjë nga fëmijët ose të rriturit nuk u lënduan rëndë. Zjarrfikësit që erdhën në skenë arritën të shuajnë krejtësisht zjarrin brenda 40 minutave”.
Ministra ruse e emergjencave falenderoi banorët e guximshëm për përpjekjet e tyre.
Top Channel