Groposen pulat me grip/ Në Elbasan zbulohet një vatër infeksioni e gripit të shpendëve
16/06/2021 15:10
Identifikohet vatra e parë me gripin e shpendëve në qarkun e Elbasanit.
Një fermë me 180 pula të infektuara është identifikuar në fshatrat e Peqinit dhe është asgjësuar nga Shërbimi Veterinar. Zona është dezinfektuar, por megjithatë Shërbimi veterinar bën thirrje për kujdes.
Në mënyrë kategorike fermerët e kanë të ndaluar të nxjerrin shpendët në treg dhe në rast identifikimi merren masa.
Ndërkohë shpendët për tregtim lejohet të dërgohen në thertore të shoqëruara me certifikatën shëndetësore.
Top Channel