Momenti kur Cristiano Ronaldo largoi dy shishe të pijes Coca Cola nga tryeza e konferencë së Euro 2020 bëri xhiron e mediave sociale.
Jo vetëm kaq. Veprimi i futbollistit, i cili më pas mori ujë dhe i tha gazetarëve të pranishëm në sallë “Më mirë pini ujë”, i ka kushtuar të paktën 4 milardë dollarë deri më tani kompanisë gjigande të Coca Cola-s.
Sot, ishte futbollisti francez, Pogba, që para nisjes së konferencës largoi një shishe birre. Ai është besimtar islamik dhe nuk konsumon alkool.
Fansa të futbollistit komentojnë se veprimi i futbollistit është më se logjik pasi “të vendosësh një pije alkoolike para një myslimani është mungesë respekti. Nuk mund ta fajësoni Pogba-n“, shkruan dikush në Twitter.
Komentues të tjerë venë në dukje faktin se birra është me 0% alkool, megjithatë Pogba nuk do ta ketë para syve.
Duket se gjestet e dy sportistëve do t’i kushtojnë shumë dy sponsorve, ndër kryesorët e kampionatet europian.
Meanwhile, @paulpogba 😊 pic.twitter.com/98GydM37Et
— 𝗔𝘆𝘀𝗵𝗮 𝗥𝗶𝗱𝘇𝘂𝗮𝗻 (@ayshardzn) June 16, 2021
Top Channel