Biden ia thotë troç Putin: Nëse Navalny vdes, pasojat për Rusinë do të jenë shkatërruese

16/06/2021 20:29

Presidenti i SHBA, Joe Biden i ka dhënë mesazh të qartë homologut rus Vladimir Putin në lidhje me Alexei Navalnyn.

Biden i tha se nëse Navalny vdes atëherë Rusia do të përjetojë pasoja shkatërruese. Ndër të tjera, ka kritikuar Rusinë duke thënë se po përpiqet me dëshpërim të ruajë pozitën e saj si fuqi botërore, dhe humbja e saj do të jetë çmimi që të paguajnë për ndërhyrjet e vazhdueshme.

“Ata nuk janë në gjendje të diktojnë atë që ndodh në botë. E njëjta gjë vlen nëse Alexei Navalny vdes. Pasojat për Rusinë do të ishin shkatërruese”- tha Biden.

Top Channel