Presidenti turk Erdogan viziton qytetin simbolik azer pas konfliktit në Karabak

15/06/2021 20:04

Presidenti i Turqisë Rexhep Tajip Erdogan ka vizituar sot qytetin simbolik të Shusha, që është rimarrë nga Azerbaixhani gjatë konfliktit të fundit me Armeninë, për rajonin e kontestuar të Nagorno-Karabakh.

Azerbaixhani mori ndihmë të konsiderueshme ushtarake nga Turqia në përballjen e rende të shtatorit, që u mbyll pas një armëpushimi të ndërmjetësuar nga Rusia, pas gjashtë javë luftimesh dhe rreth 6000 viktimash.

Me armëpushimin, Armenia u detyrua të jepte ndaj Azerbaixhanit territore që mbante prej dekadash, duke përfshirë dhe Shusha, e cila pretendohet si nga armenët dhe Azerbaixhani si ‘djep i kulturës’ së tyre.

Qyteza fortesë qëndron mbi shkëmbinj rreth 15 km larg qytetit më të madh të krahinës Nagorno-Karabakh, Stepanakert dhe rënia e tij në dorë të forcave të Azerbaixhanit. shënoi pikën e ktheses së konfliktit.

FOTO GALERI
4/5
Rënia e tij në dorë të forcave të Azerbaixhanit. shënoi pikën e ktheses së konfliktit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA