Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti

Kryeministri Albin Kurti është deklaruar për media pas takimit në Bruksel me presidentin e Serbisë, Aleksander Vuçiq.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tha se marrëveshja përfundimtare mes Kosovës dhe Serbisë duhet të përfshijë njohje të ndërsjellë dhe duhet të finalizohet sa më shpejt.

“Unë theksova se në kuadër të mandatit të zotit (Josep) Borrell (shef i politikës së jashtme të BE-së) dhe në kuadër të mandatit të presidentit (amerikan, Joe) Biden, do të duhej të bëhej marrëveshja, mirëpo sa më herët që bëhet, aq më kollaj është. Prandaj, duhet ta shfrytëzojmë fillimin e mandatit edhe të Qeverisë sonë, edhe të presidentit Biden, në mënyrë që ta realizojmë këtë marrëveshje”, tha Kurti.

Ai po ashtu tha se arritja e marrëveshjes do të jetë e vështirë, por shtoi se nuk është pesimist se një gjë e tillë nuk mund të realizohet.

“Është e qartë, Kosova dhe Serbia nuk mund të integrohen në BE pa njohje të ndërsjellë dhe sa më parë që realizohet ajo, aq më mirë”, tha Kurti.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA