Mbrëmjen e sotme në “Për’puthen +40” u transmetua takimi mes Ilirit dhe Gilbertës. Në takimin mes tyre u diskutua arseja e ftohjes së marrëdhënies së tyre.
Sipas Gilbertës, hyrja e Lindës mes marrëdhënies së saj me Ilirin ishte arsyeja e ftohjes së tyre, por për Lindën ky veprim i ‘zyshes’ ishte për t’u dukur më lart.
Pjesë nga diskutimi:
Gilberta: Ai fliste me Lindën ndërkohë që ne flisnim bashkë. Kishin një komunikim shumë të afërt.
Iliri: Ndërkohë edhe unë flisja me Samiun, por Samiu është një person që nuk i shkel normat.
Linda: Iliri nuk ka folur vetëm me mua, por me të gjithë konkurrentet e tjera. Ne flisnim në grup, ngacmoheshim me fjalë dhe bënim shumë shaka.
Gilberta: Grupi u hap shumë vonë dhe unë dola se më vinin shumë mesazhe. Komunikimi që ata kishin mua nuk më pëlqente. Ishte pjesë e panelit dhe bëhej fjalë për njohje. Ndërkohë që më kishte kërkuar që të dilja vetëm me të dhe unë pranova. Kjo gjë nuk më kërkonte.
Konomi: Ka qenë xhelozi arseja e ftohjes suaj.
Gilberta- Lindës: Ti u fute në mes nesh.
Linda: Kështu është kur do të dukesh më lart se të tjerët.
Top Channel