Euro 2020/ Portugalia shkatërron në pesë minutat e fundit shpresat e Hungarisë

15/06/2021 21:13

Megjithë presionin dhe lojën plot fantazi të kombëtares iberike ndaj kundështarëve të sotëm, shpërthimi i talentit të skuadrës erdhi vetëm në pesë minutat e fundit të ndeshjes, kur u shënuan dhe tre golat e fitores se paster ne Budapest.

Portugalia nën drejtimin e trajnerit legjendar Farnando Santos, ushtroi  presion të konsiderueshëm në pjesën e parë, kur Hungaria u detyrua të mbyllej në zonën e saj 16 metroshe.

11-shja hungareze e trajnerit italian Marco Rossi duket se po shihte rezultate me mbrojtjen e saj solide, madje pjesën e dytë nisi të shfaqej më e rrezikshme duke rrezikuar portën e iberikeve.

Por endrra u desh te shembej në fund të 90 minuteshit, kur në të 84-rtën mbrojtësi i majtë Guerrero gjeti avantazhin për Portugalinë, që me sa duket vetëm këtë kishte pritur për të shënuar më pas dy herë me talismanin e saj Cristiano Ronaldo, me një penallti në të 87-ën dhe më tej në të 93-tën me një përpjekje thuajse individuale qe perfundoi me gol.

FOTO GALERI
2/3

Top Channel