Ekonomia shqiptare duket se po rimëkëmbet me shpejtësi duke kapur nivelet e para krizës.

Sipas statistikave të Ministrisë së Financave të ardhurat buxhetore kanë parë një rritje të fortë gjatë 5-mujorit të këtij viti duke arritur në fund të prillit në 191.6 miliardë lekë apo rreth 1,5 miliardë euro.

Në raport me të njëjtën periudhë të një viti më parë, në arkën e shtetit kanë hyrë rreth 251.5 milionë euro më shumë të ardhura, një rritje e cila ka ardhur si nga doganat ashtu edhe nga tatimet.

Sipas Financave, doganat kanë mbledhur rreth 12.9 miliardë lekë më shumë këtë 5-mujor, ndikuar kryesisht nga importi i mallrave të akcizës si dhe taksat e mjeteve të përdorura.

Ndërsa tatimet nga ana tjetër kanë arkëtuar në total rreth 98.8 miliardë lekë, 12 miliardë lekë, 12 miliardë lekë më shumë se janar-maj 2020 ku kontributin kryesor në ecurinë pozitive të tyre e kanë dhënë TVSH si dhe taksat e punës që kanë parë një rritje këtë 5-mujor.

Të dhënat tregojnë se më shumë para se një vit më parë janë mbledhur edhe nga tatimi mbi fitimi, ku ndikimin kryesor e ka dhënë sektori i shërbimeve dhe ai i ndërtimit.

Edhe shpenzimet buxhetore kanë ndjekur të njëjtin trend të fortë në rritje, pasi në fund të majit arritën sipas Financave në 177.5 miliardë lekë, rreth 24.9 miliardë lekë më shumë se një vit më parë.

Deficiti buxhetor nga ana tjetër është ngushtuar këtë 5-mujor në rreth 20.3 miliardë lekë apo 165.1 milionë euro.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA