Fiks Fare denoncoi sot parregullsitë dhe abuzimet në procesin zgjedhor për zgjedhjen e kreut të Partisë Demokratike në 13 qershor 2021.

Fiks fare tregoi se sa e lehtë ishte të hidhje fletë votimi pa qenë anëtar i PD-së.

Gazetaret e Fiks fare u prezantuan ne qendrën e votimit në Vorë vetëm me kartën e identitetit. Pasi anëtarët e komisionit verifikuan që gazetarja e Fiks Fare nuk rezultonte fare në listën e votuesve të asaj zone, dhe pasi merr konfirmimin se gazetarja nuk kishte qene asnjëherë anëtare e Partisë demokratike, e lejuan te votonte, edhe pse ishin te bindur qe po manipulonin procesin zgjedhor.

Sipas statutit të PD-së kryetari zgjidhet me 1 anëtar, 1 votë nga anëtarësia. Gjë të cilën Fiks Fare e demostroi me pamje se komisionerët e qendrës së Votimit në Vorë nuk e zbatuan këtë rregull.

Sipas rregullores, anëtari i PD duhet të paraqesë para komisionit (përbëhet nga disa anëtarë dhe një kryetar) kartën e anëtarësimit në parti, si dhe duhet të ketë emrin në listën e qendrës së votimit. Në Fiks Fare u pa mbrëmjen e të hënës se përveç se gazetarja nuk ishte anëtare e PD-së, nuk kishte kartë anëtarësimi dhe as emrin në listën zgjedhore votoi fare lehtë vetëm me ID.

Qendra e votimit të PD-së,Vorë

Fiksi: Si kaluat?
Komisioneri: Mirë. Kartën e anëtarësisë?
Fiksi: Jo nuk kam kam kartë anëtarësie.
Komisioneri 1: Nuk ke kartë ëëë?
Fiksi: Jo, kam ardhur nga jashtë.
Komisioneri 1: Banore ku je?
Fiksi: Në Marikaj.
Komisioneri 1: Marikaj ëëëë? Jeton jashtë?
Fiksi: Po jetoj jashtë, po deshe të jap edhe dokument .
Komisioneri 1: Jo më ska nevojë për dokument, probemi qëndon….
Fiksi: Ku?
Komisioneri 1: Kush ka emrin në listë ose kush ka kartën e anëtarësimit dhe nuk ka emrin mund të votojë.
Fiksi: hë mor burrë se sa me votu jemi që të gjithë, ky është qëllimi i përbashkët.
Komisioneri 1: Po mo po
Fiksi: A do të regjistrosh ndonjë dokument italian?
Komisioneri 1: Po jo mo jo nuk duhet.
Fiksi: Unë kam votuar edhe vjet dhe nuk kam qenë anëtare.
Vezhguesja: Vjet, për çfare ke votuar?
Fiksi: Për kandidatët, edhe vjet kam votuar pa qenë anëtare.
Komisioneri 1: Ma thuaj pak emrin e babait
Fiksi: …….
Komisioneri 1: Dëgjo, ne nuk kemi si qëllim do me thënë, që mos të lejojmë njerëzit që të votojnë por problemi qëndron se ….
Fiksi: Është gjynaf me na heq ne mundësinë të votojmë si demokrat dhe nuk kemi kartë anëtarësimi.
Komisioneri 1: Firmos pak këtu.
Komisioneri 2: Ti kartën duhet ta bësh.
Fiksi: Kam shkuar me e kërku dhe më kan thënë është mbyll.
Komisioneri 2: Te kush?
Fiksi: Këtu kam ardhur dhe më kanë thënë që janë mbyllur.
Komisioneri 1: Ne nuk e kemi qëllim fare me mos me i lënë njerëzit të votojnë, problemi qëndron se bëhet një rast dhe thojnë që proçesi u manipulua. A kupto?
Fiksi: Nuk është se duhet një teori e madhe këtu. Ishalla fitojmë. Brenda për brenda partisë e kemi po …. Faleminderit kalofshi mirë.

FOTO GALERI
2/4

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA