Kryeministri Edi Rama zhvilloi një takim me Sekretarin e Shtetit, Antony Blinken, që u mbyll me nënshkrimin e marrëveshjes për koordinimin e teknologjisë 5G mes ShBA dhe Shqipërisë

Rama tha se duhen bërë përpjekje që kjo nismë të përqafohet edhe nga vendet e tjera të Rajonit, e shtoi se shpreson, që kjo të mos komprometohet nga aktorë të tretë.

Ndërsa Blinken tha se  ” kemi shumë punë të mira për të bërë dhe atje, ky partneritet po bëhet më i fortë dhe më i thellë, dhe ne e vlerësojmë shumë lidershipin tuaj për ta bërë këtë”.

Blinken: Ju falenderoj shumë së pari që jeni këtu sot, por çfarë është më e rëndësishme ju falenderoj për punën e bërë së bashku.

Mendoj që po vendosni një shembull mjaft të mirë për të tjerët  për nevojën për të siguruar kur bëhet fjalë për rrjetet më të ndjeshme teknologjike që kemi ne , të punojmë me shitës të besueshëm.

Kjo është shumë e rëndësishme dhe një mesazh shumë i rëndësishëm për tu dërguar të tjerëve.

Jemi mirënjohës për punën  që SHBA dhe Shqipëria kanë bërë në shumë fusha të ndryshme përfshi dhe stërvitjen  Defender që është përmbushur me kaq shumë sukses. Presim me padurim të merrni vendin në këshillin e sigurimit kemi shumë punë të mira për të bërë dhe atje, ky partneritet po bëhet më i fortë dhe më i thellë, dhe ne e vlerësojmë shumë lidershipin tuaj për ta bërë këtë.

Rama: Për mua dhe për ne në Shqipëri është një moment shumë i rëndësishëm që siç e dini ne e kemi ndërmarrë këtë nismë prej disa vitesh dhe kemi kërkuar që dhe vende të tjera të bëhen bashkë , që të gjithë së bashku të bëjmë përpjekje  për një korridor të sigurt komunikimi, që të mos kompromentohet nga aktorë të tretë, që jo pak herë janë dashakeqe, jemi falenderues, shpresojmë që së bashku të bindim dhe të tjerët. Krenari për Shqipërinë te jetë krah jush. Po vendosni një shembull mjaft të mirë.

FOTO GALERI
8/15

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA