Hëngri bananen 6.2 mln dollarë/ Fundi i “The Comedian”, manjati kinez e përlau veprën e artit pas blerjes rekord
29/11 20:39
Peshku ‘Rufjo’ një specie e veçantë ka rënë në grepat e peshkatarëve të Radhimës.
Peshku i madh, 1 metër e 20 cm i gjatë është specie e rrallë që rritet në Mesdhe, ndërsa karakteristikë e tij është se rri nëpër guva dhe jeton gjatë në të njëjtin vend, ndaj edhe ndryshe e cilësojnë si peshku me shtëpi në det.
Sipas peshkatarit të vjetër, Sherif Durmishti, ky peshk është shumë i ushqyeshëm dhe cilësor.
Prezenca e tij në det është lajm i mirë sipas peshkatarëve, ndërsa është lloji i peshkut që shtohet shumë shpejt.
Peshku ‘Rufjo’ peshon rreth 30 kg dhe kushton shtrenjtë. Ai ushqehet me oktapod dhe sepie.
Top Channel