‘Shah Mat’/ Basha feston sot ditëlindjen, surprizohet nga të rinjtë: Prania juaj është dhurata më e bukur (FOTO)

12/06/2021 15:51

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, feston sot 47-vjetorin e lindjes.

Kryedemokrati ka postuar një foto në rrjetet sociale, ku shihet teksa feston këtë ditë të veçantë, me të rinj e të reja, të cilët kanë surprizuar Bashën me një tortë në formën e një loje shahu.

“Faleminderit nga zemra për këtë surprizë. Prania juaj është dhurata më e bukur”, shkruan Basha, bashkangjitur fotos.

Kujtojmë se, kryedemokrati ka lindur në 12 qershor 1974 dhe prej tetë vitesh është në krye të PD-së. Më herët ai ka mbajtur detyra të rëndësishme si ajo e Ministrit të Jashtëm, i Brendshëm, Ministër i Punëve Publike, Transportit dhe Telekomunikacionit apo edhe Kryetar i Bashkisë Tiranë.

Një ditë pas ditëlindjes Basha do të përballet edhe me zgjedhjet për Kryetar të Partisë Demokratike dhe shumë demokratë që e mbështesin janë në pritje të konfirmimit të një mandati të ri për të.

Basha është duke garuar në garë përballë Edith Harxhit, Agron Shehajt dhe Fatbardh Kadillit.

Top Channel