Në 22 vjetorin e çlirimit dhe hyrjes së trupave të NATO-së në Kosovë, Organizata e Veteranëve të Luftës ka mbajtur protestë simbolike.
Në fytyrat e ish anëtarëve të UÇK-së, që aktualisht gjenden në paraburgim në dhomat e specializuara në Hagë, qytetarët janë ftuar për të vendosur mbishkrimin “Me ju çlirimtarë”.
Ushtruesi i detyrës së kryetarit të OVL UÇK-së, Faton Klinaku tha se kjo po bëhet për t’i përkrahur të arrestuarit dhe kundërshtuar gjykimin e luftës për liri.
Pjesëmarrësit që ishin simbolik në numër thanë se i janë bashkuar kësaj proteste pasi po burgosen çlirimtarët.
Me 12 qershor të vitit 1999 vendosja e rreth 50 mijë ushtarëve të NATO-së, mundësoi kthimin e kosovarëve në vend.
Kontribut pati lufta e UÇK-së, por për të shteti i Kosovës me kërkesë të bashkësisë ndërkombëtare themeloi Gjykatën Speciale në Hagë nën dyshimet për krime lufte.
Kjo gjykatë u miratua nga Kuvendi i Kosovës në gusht të vitit 2015 dhe për bazë ka raportin Dick Marty.
Top Channel