Mbretëresha britanike shijon paradë spektakolare ushtarësh për ditëlindje në kështjellën Windsor (fotogaleri)

12/06/2021 16:40

Mbretëresha britanike celebroi sot ditëlindjen e saj zyrtare me një mini-paradë ushtarake, si nga trupat tokësore dhe disa ekzibicione ajrore mbi kështjellën Windsor.

Elisabeta shikonte e buzëqeshur sesi ushtarët dhe banda me veshje të shkëlqyera merrnin pjesë në ekzibicionin personal të monarkes.

Kushëriri i mbretëreshës, Duka i Kent e shoqëronte atë në rolin e tij si Kolonel i Rojave Skoceze.

Rojat mbanin kostume të shkëlqyera të kuqe ndërsa regjimenti mbretëror i kavalerisë mbante pllaka ceremoniale në gjoks dhe helmeta me pupla.

Parada para mbretëreshës kishte një seri rojash që ruanin distancën personale mes tyre, si nga regjimentet e kavalerisë dhe ato bandës muzikore e artilerisë.

Vetë mbretëresha mbante një pallto ngjyrë gri të hapur dhe kapele që përshtatej me të.

Ndërsa grupi i avionëve akrobatikë të forcave ajrore Red Arrows (Shigjetat e Kuqe) lyenin qiellin me ngjyrat e flamurit britanik, të kuqe, të bardhë e blu.

Celebrimet ishin në një format të reduktuar për të dytin vit radhazi, edhe pse sivjet disi në sferë më të zgjeruar se vitin që shkoi kur pandemia ishte në krizë të plotë.

FOTO GALERI
6/14

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA