Ditëlindja e 30-të e PS/ Rama: Do vazhdojmë përpjekjet që PS të bëhet më e mirë për gjithë të tjerët

12/06/2021 08:44
Kryeministri Edi Rama

Kryeministri Edi Rama e ka nisur ditën me një urim për Partinë Socialiste që sot feston 30 vjetorin e themelimit të saj.

Teksa i uron qytetarëve një fundjave të qetë, Rama uron të gjithë ata qytetarët gjithashtu që kanë kontribuuar dhe vazhdojnë të kontribuojnë pa ndalur që PS nga viti në vit të bëhet një parti më e mirë dhe gjithëpërfshirëse.

MIRËMËNGJES dhe me urimin gëzuar ditëlindjen e Partisë Socialiste për të gjithë ata që kanë dhënë e i japin PS diçka sado të vogël, si edhe me zotimin se do të vazhdojmë përpjekjen që PS të bëhet më e mirë për të gjithë të tjerët, ju uroj një fundjavë të qetë

#30VJETPS” shkruan Rama, në facebook.

Top Channel