Ditëlindja e 30-të e PS, Balla: Gëzuar forca kryesore politike në vend! Mirënjohje për themeluesit, patronazhistët dhe mbështetësit tanë

12/06/2021 10:07

Kreu i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla, ka uruar ditëlindjen e 30-të të Partisë Socialiste.

Përmes një postimi në rrjetin e tij social Facebook, Balla shkruan se PS është forca kryesore poltike në vend, që spikat në përpjekjet e saj për integrimin europian, për të ndërtuar dhe forcuar shtetin e së drejtës.

Balla ka shprehur mirënjohje për themeluesit, të cilët i dhanë Shqipërisë në këtë datë të shënuar një forcë politike që në këto 30 vite ka qenë gjithmonë në kahun e duhur të historisë.

Kreu i grupit parlamentar nuk ka lënë pas as patronazhistët dhe mbështetësit e Partisë Socialiste, të cilët, sipas tij, kanë dhënë kontributin e pazëvendësueshëm në ccdo fitore elektorale.

Krahas urimit, Balla ka postuar edhe me një video, në të cilën paraqiten momentet më të rëndësishme të Partisë Socialiste që prej themelimit të saj.

Postimi i plotë:

12 Qershor! Gëzuar ditëlindjen e 30-të të Partisë Socialiste, forca kryesore politike në vend, që spikat në përpjekjet e saj për integrim europian, për të ndërtuar dhe forcuar shtetin e së drejtës, sundimin e ligjit, mbi parimet e solidaritetit social.
Mirënjohje të gjithë themeluesve kurajozë, të cilët më 12 Qershor 1991 i dhanë Shqipërisë një forcë politike, e cila në këto 30 vite ka qenë gjithmonë në kahun e duhur të historisë
Mirënjohje të gjithë anëtarësisë, patronazhistëve, mbështetësve tanë për kontributin e pazëvendësueshëm në çdo fitore tonën elektorale

Top Channel