Shqipëria në Këshillin e Sigurimit të OKB, Ruçi: Vetëm një vend që bind për sigurinë e tij, mund të kontribojë për sigurinë botërore

11/06/2021 20:33

Kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi ka përshëndetur zgjedhjen e Shqipërisë në Këshillin e Sigurimit të OKB, duke theksuar se vetëm një vend që bind për sigurinë e tij, mund të kontribuojë për sigurinë botërore.

“Zgjedhja e Shqipërisë si si anëtare e përkohshme e  Këshillit të Sigurimit të OKB për vitet 2022-2023 është një sukses i merituar i Shqipërisë. Në këtë arritje kanë meritë të gjitha institucionet shqiptare, që jo thjesht lobuan, por ditën të krijojnë përceptime të drejta dhe bindën 175 shtetet anëtare për garancitë që ofron Shqipëria si një kontribuese për demokracinë, zhvillimin dhe paqen. Qeveria shqiptare dhe diplomacia shqiptare kanë meritën e tyre të madhe në këtë proces.  Kjo nuk është thjesht një arritje diplomatike, por kombëtare. Vetëm një vend që bind për institucione demokratike zhvillim, stabilitet e siguri, mund të kontribojë në sigurinë dhe paqen në botë. U shpreh mirënjohjen  të gjithë kryeparlamentarëve të vendeve anëtare, të cilët iu përgjigjën lobimeve të Kuvendit dhe kontribuan në votimin për Shqipërinë”, shkruan në mesazhin e tij Kryetari i Kuvendit,  Gramoz Ruçi.

Top Channel