Pak ditë para paraqitjes së parë në negociatat me Serbinë, kryeministri Albin Kurti ka folur për procesin e gjatë dhjetë vjeçar të tendencës për normalizim të marrëdhënieve.
Në seancën e mbajtur, Kurti ka thënë se dy vendet kanë arritur 53 marrëveshje, një pjesë e së cilave në dëm të Kosovës e favor të Serbisë.
Kjo sipas tij, e ka sjell Kosovën në një pozicion ku pesë vende bllokojnë të ardhmen e saj evropiane, derisa vullneti i 22 vendeve njohëse të pavarësisë nuk mjafton.
Por, me qasjen e tij që të analizohet e kaluara dhe të mos flitet për takimin 15 qershorit nuk u pajtua opozita.
Këta kritikuan Kurtin se nuk ka parime e platformë për dialog, dhe se pranoi të fillojë dialogun pa kërkuar falje Serbia për krimet e luftës.
Top Channel