Mbrëmjen e sotme ka startuar “Euro 2020” me një performancë të jashtëzakonshme në fushë të artistëve të zgjedhur, Andrea Bocelli dhe Sting.

Një spektakël tymi me ngjyra dhe drita të cilat sollën një dimension krejt tjetër në fushën e blertë. Sot po luhet ndeshja e parë Itali-Turqi në Olimpiko të Romës.

Për herë të parë në histori u shty në kohë, për arsye të pandemisë së koronavirusit si dhe përshkallëzimit të situatës dhe ndalimit në masë të gjerë të të gjitha aktiviteteve të këtij sporti, prej rrezikut të infektimit me virusin Covid–19.

Për skuadrën e të kaltërve ka ardhur momenti i së vërtetës, ai për të mbledhur frytet e punës 3-vjeçare të bërë me trajnerin Roberto Mancinin.

Skuadra italiane vjen pas një serie ta gjatë rezultatesh pozitive, plot 27 ndeshje pa humbje, por përballja e së premtes në Olimpiko përballë 16 mijë tifozëve ndaj Turqisë do të jetë prova e vërtetë e kësaj epoke të re.

Italia në këtë eveniment do të duhet të tregojë se nuk ka frikë asnjë prej gjigantëve të futbollit evropian.

Ndërkohë, përballë tyre Turqia e Senol Gynesh është një skuadër që në fazën eliminatore ka arritur të ndalë Francën 2 herë duke i mbyllur ndeshjet e grupit me vetëm 1 pikë më pak se kampionët e botës.

Senol Gunes ka krijuar një skemë të tillë që mund t’i shkaktojë dëme skuadrës 4 herë kampione të botës padyshim. Turqia është një skuadër që ka qenë në 5 nga 7 evropianët e fundit dhe për herë të parë ajo e pa veten në fazën finale të një kompeticioni të tillë në 1996.

Turqia do të kërkojë të bëjë të mundur që të startojë Evropianin duke i shkaktuar një surprizë të hidhur Italisë që për më tepër luan në shtëpinë e saj të tempullin e futbollit italian, Olimpico.

FOTO GALERI
3/12

Top Channel