Do e njohë vendimin e Gjykatës Kushtetuese nëse voton pro shkarkimit? Ja si përgjigjet Meta. Komenti që bën për drejtimin e LSI pas 24 korrikut

11/06/2021 13:45

Ilir Meta e ka cilësuar “akt antikushtetues” vendimin e Parlamentit për ta shkarkuar me 104 vota pro nga posti i presidentit.

Vendimin final për veprimet që parlamenti i cilëson si shkelje të rënda të Presidentit gjatë fushatës elektorale do ta japë Gjykata Kushtetuese.

I pyetur nëse do e njohë vendimin nëse Gjykata Kushtetuese shprehet pro shkarkimit, Meta thotë: “Kini durim deri më 24 korrik të vitit të ardhshëm, do të jemi këtu në mënyrë të vazhdueshme. Këto kohë vëmendjen do e marrë procesi në Komisioni i Ankimimeve dhe në sezonin e ri do të jemi në mënyrë shumë aktive këtu.”

Nuk ka munguar pyetja nëse do të marrë drejtimin e LSI nëse pas 24 korrikut të vitit të ardhshëm kur përfundon mandati i Presidentit. Për këtë pyetje nuk dha përgjigje konkrete por duke qeshur tha:

“Të ftoj të kthehemi në majë të Jezercës dhe Korabit në çdo moment. Faleminderit shumë, do jemi në kontakt dhe malet tona më të larta…”

Top Channel