Pamjet/ Dyshohet se shpërtheu lënda plasëse gjatë natës, dëmtohet objekti në ndërtim në Vlorë

10/06/2021 12:45

Një objekt në ndërtim në qytetin e Vlorës ka pësuar dëme materiale pasi dyshohet se gjatë natës ka shpërthyer një sasi e vogël lëndë plasëse.

Ngjarja ka ndodhur në lagjen “Uji i Ftohtë” ndërsa objekti i ndërtimit, në të cilin janë ndërprerë punimet prej vitesh është në pronësi të një personi të identifikuar me inicialet D.K.

“Në lagjen “Uji i Ftohtë”, Vlorë, në një objekt në ndërtim por që prej vitesh janë ndërprerë punimet, në pronësi të shtetasit D. K., dyshohet se gjatë natës ka shpërthyer një sasi e vogël lëndë plasëse, ku si pasojë ka vetëm dëme të vogla materiale.

 Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor ku vijon veprimet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit”, njofton policia.

FOTO GALERI
2/5

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA